- Sofia  tel.kontakte

fillimi > filtra

Mahle

MAHLE [Maale] është prodhues prijës i filtrave dhe pajisjeve të filtrimit. REJA MP SHPK ofron tërë programin me produkte për filtrim industrial, që përfshin:

  • Elemente rezerve filtrimi për të gjitha markat e filtrave
  • Filtra automatike vet pastruese
  • Pajisje për analizë dhe mbajtje të pastërtisë së lëngjeve hidraulike
  • Pajisje për filtrim të lëngut ftohës në makina instrumentale
  • Filtra - pluhur kapës dhe elemente filtrash për ta
  • Filtra për pastrim të komponentëve industrial
  • Separatorë uji
  • Filtra koaliscentë
  • Filtra për ujë të pijshëm
  • Filtra procesorë

Koncerni MAHLE është krijuar në vitin 1920 në Shtutgart. Uzina për filtra industrial në Joringen fillon prodhimin në vitin 1962. Me 49 262 nëpunës gjatë vitit 2008 grupi realizoi xhiro prej 5,014 mlrd. euro.

Filtra hidraulik MAHLE

Qysh gjatë viteve 60 të shekullit të 20 MAHLE punon në fushën e filtrimit rë fluideve hidraulike dhe të vajërave. Përvoja e jashtëzakonisht e mirë teknike dhe cilësia e shkëlqyeshme e produkteve e radhitin kompaninë ndër prodhuesit prijës botëror të sistemeve të filtrimit, pajisjes dhe të aksesorëve për teknologji fluide.

Programi i produkteve përfshn filtra për tenson të lartë dhe të ulët, filtra të dyfishtë, filtra për rrymë paralele dhe me rrymë zbritëse, filtra thithëse, filtra shfryrëse, elemente filtri me efektivitet të lartë - sipas specifikimeve standarde dhe sipas DIN 24550. MAHLE prodhon dhe aksesorë, pajisje punishteje dhe laboratorike për fluidë hidraulik dhe vajra.

Zhvillimi i përhershëm i materialeve dhe teknologjive siguron produkte me cilësi më të mirë, që siguron produkte me cilësi të mirë që kanë përparësi optimale ekonomike dhe teknike. Ja përse filtrat industrialë MAHLE janë zgjedhja e konsumatorëve të pajisjes mobile dhe stacionare hidraulike.

Kërkesa ndaj filtrave hidraulik

Filtrimi me efektivitet të lartë është domosdoshmëria kryesore për funksionimin dejtë të sistemeve hidraulike me ndjeshmëri të lartë. Ndotësit mekanikë dhe të lëngët shkaktojnë abrazion, konsumim dhe korrozion zë komponentëve dhe kanë efekt negativ mbi vetitë fizike dhe kimike të fluideve hidraulike. Pastërtia e tyre përcaktohet nga efektiviteti i elementeve të filtrimit. Për shkak se komponentët e sistemeve hidraulike bëhen gjithnjë më të ndjeshëm ndaj ngrirjes, klasat e rekomanduara të pastërtisë duhet të respektohen në mënyrë rigoroze. Lënda e përshtatshme dhe me efektivitet të lartë të filtrave është me rëndësi të jashtëzakonshme. Konstruksioni shume shumë shtresa të elementeve tona të filtrimit i bën të përshtatshme për një gamë të gjerë përdorimesh dhe lejon nivel të lartë të pengimit të ndotësve. Efektiviteti i filtrimit mbetet i përhershëm madje edhe gjatë tensionit në rritje diferencial dhe në të njëjtën kohë është siguruar mbrojtje madhe edhe tek ngarkim pulsues. Intervali i gjatë për ndërrim të elementeve filtruese, i kombinuar me rezistencë të ulët, çon në kursim optimal gjatë përdorimit. Indikatorët për ndotje të elementeve të filtrimit bëjnë shërbimin të thjeshtë dhe lejojnë shfrytëzimin e kapacitetit të plotë të mbledhjes së ndotësve.

Kompetencë sistematike

Volumi i madh informacioni, faktet dhe parametrat, që lidhen me sistemet hidraulike, e bëjnë dizajnin optimal të një filtri detyrë të vështirë nga pikëpamja teknike dhe ekonomike. Kjo detyrë mund të zgjidhet në mënyrë efektive vetëm nga një specialisti me përvojë.

Me përvojën shumëvjeçare në teknologjitë fluide dhe si furnizues i sigurt dhe novator i prodhuesve prijës të sistemeve hidraulike dhe të pajisjes, MAHLE Industrial Filtration është partneri Juaj kompetent sistematik në të gjitha fushat që lidhen me filtrimin e lëngjeve hidraulike.

Filtrat e sigurta dhe të provuara nga MAHLE sigurojnë punë pa probleme dhe të siguritë të makinave dhe sistemeve të panumërta në botë.

Pluhur kapës

Përvoja shumëvjeçare në prodhimin e elementeve filtrimi e me pala në formë ylli është në bazën e filtrave MAHLE, të projektuara për përdorime të shumta dhe të larmishme. Ata përfshijnë aspirim për transport pneumatik, ventilim filtra për mulli dhe mikser, sisteme qendrore për ekstraktim, filtra për ekstraktim të sisteme paketimi. Lëndët me cilësi të lartë për filtra të kombinuara me sistemet e pastrimit që bëjnë pjesë në elementet e filtrave janë në bazë të zgjidhjeve tona për kapjen e pluhurit.

Heqja e siguritë e pluhurit kërkon akordim preciz të të gjitha komponentëve. Për shkak se vetitë e pluhurit janë të ndryshueshme dhe varen nga shumë parametra si imtësia, pesha, prirje për ngitje dhe grumbullim, lagështira etj., është vështirë të përcaktohen teoritikisht. Ja përse eksperimentet teknike dhe përvoja praktike e MAHLE janë me rëndësi vendimtare për krijimin dhe testimin e koncepteve që funksionojnë për ndërtimin e sistemeve e sigurta për kapjen e pluhurit.

Sistemet MAHLE për heqjen e pluhurit dallohen me dizajnin e vet kompakt, me shpenzimin minimal të energjisë dhe me jetën e gjatë shfrytëzimi dhe me nivelin e ulët të zhurmës. Pluhurkapësi nuk duhet të zërë hapësirë tepër të madhe sidomos për montime të brendshme. Përmes përdorimit të elementeve të filtrimit me pala në formë ylli sipërfaqja e filtrimit mund vendoset edhe në vende më të ngushta. Me qëllim përmirësim të kapacitetit dhe depërtueshmëri ajrore specialistët e MAHLE kanë projektuar edhe filtra konik kertixh.

Funksionim i pandërprerë me filtrat automatik MAHLE

Që të jenë konkurrues, kompanitë duhet të përdorin çdo potencial për rritjen e produktivitetin e tyre. Ja përse proceset prodhuese po automatizohen gjithnjë me më shumë. Kapaciteti i makinës ose i uzinës duhet të shfrytëzohet plotësisht. Puna e pandërprerë 24 orësh është e mundshme vetëm në se janë plotësuar të gjitha kërkesat, përfshi edhe ato ndaj fluidëve të punës. Ato duhet të trajtohen dhe të rigjenerohen vazhdimisht. Procesi i mirëmbajtjes nuk duhet të pengojë punën e ndërmarrjes. Filtrimi i lëngjeve, pastave dhe materialeve të ngjashme bëhet gjithnjë më i përdorshëm në industri, sepse siguron funksionim pa ndërprerje të proceseve të punës. Filtrat automatik MAHLE kanë fushë të gjerë aplikimi në saj të përparësisë së filtrimit të pandërprerë, që eliminon nevojën e veprimtarive suplementare të shërbimit dhe të hedhjes së elementëve të filtruara dhe të ndotësve.


Tërhiqni broshurat e produkteve përmes sustave djathtës.