- Sofia  tel.kontakte

fillimi > hidroakumulues

BolenzSchaefer

BOLENZ & SCHÄFER [Bolenc dhe Shefer] është firmë gjermane, e cila zbulon hidro akumuluesin me piston në vitin 1952. Deri më sot ajo me sukses mbron pozitat e saj prijëse në ndërtimin e makinave, furnizimin dhe montimin e pajisjeve për energjetikën, metalurgjinë dhe fusha të tjera të industrisë. Gjatë viteve të fundit programit të produkteve i shtohen edhe hidraulikë e specializuar hekurudhore dhe konvertorë të tensionit. REJA MP SHPK ofron këta artikuj:

  • Hidro akumulues me piston
  • Pajisje hidroakumulimi me piston
  • Konvertorë të tensionit
  • Enë nën presion
  • Hidraulikë hekurudhore

BOLENZ & SCHÄFER është krijuar në vitin 1943 në Dortmund. Në uzinën për hidroakumulues dhe stacione akumuluesish në Ekselhauzen - Gjermani punojnë rreth 100 nëpunës.


Hidroakumulues me piston të BOLENZ & SCHÄFER


Piston accumulators
  • Akumulues me piston me vëllim nga 1 deri 1500 litra dhe diapazon të tensionit na 220 deri 1200 bar.
  • Enë nën presion me vëllim - 50 litra dhe presion 220 dhe 360 bar.
  • Akumulues special për temperatura të ulëta nga -40°С deri +80°С dhe trysni pune 375 bar.
  • Stacione komplekse akumuluesi, të pajisura me të gjitha veglat e nevojshme dhe pajisjet e sigurimit.
  • Hidraulikë për vagonë hekurudhore mallrash për materiale rifuxho - Agregat hidraulik me akumulues pistoni të Bolenz & Schäfer përdoret për hapje dhe mbyllje të kapakëve anësorë të vagonëve.

Akumulueset me piston, akumulueset specialë dhe stacionet e akumulueseve të Bolenz & Schäfer furnizohen me të gjitha dokumentet dhe certifikatat e nevojshme për pranim.



Përdorim i akumulueseve me piston në sistemet hidraulike

  • Si kolektor energjetik tek sistemet e pulsime
    • Për sigurimin e trysnisë së përhershme
    • Kur ka rrjedhje
    • Kur ka ndryshim të vëllimit si rezultati i diferencave të temperaturës në rast konsumi të ndryshëm në sistemin hidraulik
  • Si rezervë energjetike në rast nevoje kritike
  • Për shuarje të pulsimeve
  • Si bufer/amortizator
  • Si element elastik
  • Si regjenerator të energjisë
  • Të përshtatshme për përdorim te fluide të ndryshme

  • Konstruksioni

    Komponentët kryesorë të akumulueseve me piston Bolenz & Schäfer janë:
    • Tub i derdhur me sipërfaqe të jashtme të përpunuar në mënyrë precize dhe me përpunim special për arritjen e fërkimit të ulët dhe siguri gjatë punës në regjimet kritike
    • Kapakë që mbyllen, të shtrënguar nga të dy anët me О - unaza dhe të fiksuara me unaza të filetuar
    • Piston i lirë(lundrues) me sistem me tre pika puthitje. Sipërfaqet midis puthitjeve janë hapur nga trysnia
    • Grykë me valvul të pakthyeshme për mbushje me gaz gjatë punës pa rezervuar nën presion (nuk nevojitet kur montohet rezervuar nën presion)

    Mënyra e punës

    Njëra anë e akumuluesit me piston të Bolenz & Schäfer mbushur me azot (N2), klasë 4,0 deri në presionin paraprak р0. Pistoni është afër kapakut që mbyllet nga ana e lëngut. Kur presioni nga ana e lëngut tejkalon presionin paraprak me afro 10%, pistoni largohet nga kapaku që mbyllet. Ana tjetër e akumuluesit me piston mbushet me lëng nën presion dhe gazi kompresohet deri në presionin maksimal pune р2. Sasia e fluidit të lëngët pune, që akumulohet(ruhet) nën presion gjithnjë mund të transmetohet në sistemin hidraulik për sigurim të nevojave në momente supreme. Presioni i punës ulet deri në р1.



    Procesi i punës, akordimi dhe rregullimi

    Kontroll i presionit:
    me manometër ose regjistrues të presionit me monitor. Në disa raste ata mund të kryejnë edhe funksione çelësi.

    Rregullim i presionit:
    Presioni rregullohet me rele për presion, manometër kontakti, valvule rregulluese ose pompa rregulluese.

    Pozicioni i pistonit:
    Vendndodhja e pistonit mund të kontrollohet me levë dhe / ose me çelës me telekomandë ose me mundësi për vizualizim me pajisje optike. Me sistemin e porsakrijuar КМЕ vendndodhja e pistonit mund të monitorohet vazhdimisht.
    Vendndodhjet e pistonit / shkallët e ngarkimit / mund të programohen dhe respektivisht të komandohen funksionet. Të dhënat për presionin dhe pozicionin e pistonit mund të transferohen në procesor qendror ose kontrollues dhe të përdoren për qëllimet e procesit të punës dhe të akordimeve të sistemit.



    Stacione akumulues

    Hidroakumuluesit me piston të Bolenz & Schäfer janë jashtëzakonisht efektive gjatë përdorimit në komplet me numër të përshtatshëm bombolash me gaz nën presion.
    Shfrytëzimi i përparësive të lidhjeve me fllanxhë me qëllim arritjen e debitit të lartë gjatë shkarkimit të akumuluesit në momente supreme ka fusha të gjera aplikimi.


    accumulator unit
    1. Stacion akumulues të Bolenz & Schäfer për presë kyde sii hidraulike me akumulues me pozicion horizontal

    2. Stacion akumulues të Bolenz & Schäfer, që përdoret në sistemin emergjent të portit të tragetit

    3. Stacion akumulues të Bolenz & Schäfer, që përdoret si kompensator në sondazhe nën ujore bregdetare për naftë dhe gaz

    4. Stacion akumulues të Bolenz & Schäfer për pajisje të petëzimit



    Shembuj për përdorim

    Platforma për naftë dhe gaz Platforma për naftë dhe gaz

    Akumuluesit me piston të Bolenz & Schä shërbejnë për ushqim rezervë në situata kritike dhe emergjente. Ato ofrohen me komplet të plotë certifikatash që kërkohen nga klienti si: DNV, Lloyd's sipas NS 5802, ASME ose BS.

     
    Ndërprerës elektrikë për tension të lartë Ndërprerës elektrikë për tension të lartë

    Qarqe, që për milisekonda bëjnë ndërprerjen që izolojnë qarkun e shkurtër dhe mos lejojnë dëmtime në rast avarie. Hidroakumuliuesit me piston të Bolenz & Schä sigurojnë ushqim të këtyre ndërprerësve në kushte ekstreme të temperaturës dhe të klimës.

     
    Autobusë urban dhe kamion për mbledhjen e plehrave Autobusë urban dhe kamion për mbledhjen e plehrave

    Hidroakumulueset me piston të Bolenz & Schä seria e lehtë përdoren për ruajtje të energjisë së krijuar gjatë vënies në veprim të frenave dhe me këtë sigurojnë mundësinë e automjetit që të arrijnë nga vend deri në 40km/orë shpejtësi pa kapacitet të motorit dhe me emisione minimale të gazrave të djegura.

     
    Makina për derdhje me kokile Makina për derdhje me kokile

    Akumuluesit janë me rëndësi të madhe për arritjen e shpejtësisë së nevojshme të derdhjes nga 8 - 10 м /sek me presion 210 bar. Akumuluesit me piston të Bolenz & Schä mund të bëjnë këtë 24 orë dhe kanë nevojë nga asistencë minimale. Si shembull mund të merren makinat më të mëdha për derdhje me kokile në botë me kapacitet nga 44 000 kN.

     
    Presa hidraulike Presa hidraulike

    Për kohë të shkurtër është e nevojshme të arrihet debit i madh nën presion 315 bar. Akumuluesit me piston mbulojnë rritjet të befasishme të presionit dhe kompensojnë humbjet në sistem. Fotografia tregon presën me debit Qmax=9000l/min për prodhimin e pllakave prej pjesëzave të drurit. Është pajisur me 8 akumulues të Bolenz & Schäfer secili me kapacitet të vajit 350l dhe 8 rezervuar nën presion secili me vëllim 1500l N2.

     
    Uzina për derdhje Uzina për derdhje

    Debitë të mëdhenj - deri 4000 l/min me presion 120 bar, të nevojshëm për hapjen dhe mbylljen e shumëhershme të stampave dhe për drejtim të ezhektorit sigurohen nga stacione akumuluese me piston.


    Tërhiqni broshurat e produkteve përmes sustave djathtës.