
EATON [Itën] është prodhues prijës botëror i pajisjeve hidraulike për industrinë, makinat mobile dhe aerodinamikën. REJA MP SHPK ofron tërë gamën e produkteve hidraulikë të kompanisë, e cila përfshinë këto pajisje dhe komponentë:
- Valvule dhe shpërndarës
- Motorë hidraulik
- Pompa hidraulike — helikoidale, me piston, me pllakë
- Agregate hidraulike
- Transmisione
- Cilindra
- Lidhje me tuba
- Markuçë
Korporata EATON është krijuar në vitin 1911në Blunfijld, ShBA. Me xhiro për vitin 2008 prej 15,376 miliardë dollarëve dhe 75 000 nëpunës EATON Corporation u ofron produktet e veta dhe zgjidhje të tërësishme klientëve në 150 shtete.
Pajisje dhe komponentë hidraulikë
EATON Corporation është lider botëror në projektimin dhe prodhimin gamës së gjerë sistemesh dhe komponentësh hidraulike të sigurta dhe me efektivitet të lartë për përdorime mobile dhe industriale. Tregjet përfshijnë bujqësinë, ndërtimin, industrinë e minierave, industrinë pyjore, veprimtaritë komunale, magazina, për heqjen e dheut, transport, përpunim metalesh, metalurgji, ndërtim makinash, energjetikë, ndërtim anijesh.
Biznesi hidraulik i korporatës EATON përfshin artikuj me këto marka prestigjioze tregtare: Aeroquip®, Arrow®, Boston®, Char-Lynn®, Dynapower®, Eaton®, Everflex®, Hydro-Line®, Hydrokraft®, Hydrowa®, Synflex®, Ultronics®, Vickers®, Walterscheid® & Weatherhead®.
Motorë hidraulik
Ne ofrojmë larmi të madhe motorësh hidraulikë – geroller dhe gerotor, haikoidale me piston dhe me pllaka nga shpejtësia e vogël dhe moment i lartë rrotullimi deri te shpejtësia e lartë dhe kapacitet i madh.
marka motorësh hidraulikë: Char-Lynn, Eaton, Vickers
![]() |
Char-Lynn® Hidromotorë geroller dhe gerotor Motorët hidraulikë Char-Lynn® me shpejtësi të ulët dhe moment i lartë rrotullimi prodhohen për shpejtësi deri 2000 rpm dhe moment rrotullimi nga 200 deri 45,000 in-lbs. Ofrojmë opsione si frena të integruara, 2 shpejtësi dhe dhënës shpejtësie. |
![]() |
Motorë helikoidalë Eaton ofron një gamë të gjerë motorësh heliloidalë me dy drejtime. Në produktet janë montuar shumë funksione si valvule dhe elemente kontrolli që të opimizojnë hapësirën dhe harxhimet e sistemit. Volum nga 7,0 deri 31,8 cm³/rev. Shpejtësi maksimale deri 4000 rpm. |
![]() |
Motorë me piston Eaton ofron gamën e plotë motorësh me piston. Volum nga 11 ccm deri 4100 ccm, shpejtësi 5500 rpm me presion 6000 psi. |
![]() |
Motorë me pllaka Motorët tanë me pllaka janë në versione me volum të ndryshëm të fiksuar. Të përdorur në aplikime industriale dhe mobile, motorët me pllaka ofrojnë zgjidhje kompakte dhe rentabile. |
Pompa
Pompat hidraulike nga Eaton sigurojnë funksionalitetin dhe stabilitetin prej të cilit keni nevojë.
Marka pompash: Vickers, Eaton, Hydrokraft
![]() |
Pompa të dhëmbëzuara Pompat e dhëmbëzuara Eaton janë kompakte dhe kanë moment të lartë rrotullues dhe janë me zhurmë jashtëzakonisht të vogël. Shumë funksione si valvule dhe elemente të kontrollit janë integruar brenda këtyre produkteve që të optimizohet hapësira dhe shpenzimet e sistemit. |
![]() |
Pompa industriale me piston me rreth të hapur Eaton ofron një game e gjerë pompash me piston me rreth të hapur për aplikime me regjim të matur të punës në sektorin industrial. Ato ofrojnë fleksibilitetin e nevojshme për vënie në lëvizje të gamës së gjerë të sistemeve hidraulike. Pompat industriale me piston me markën Vickers përfshijnë një game të gjerë debatesh, që sigurojnë zgjidhje për nevojat Tuaja. |
![]() |
EATON ofron pompa me piston me rreth të hapur për aplikime me regjim të matur të punës për sektorin mobil. |
![]() |
Pompa industriale me piston me rreth të mbyllur Eaton Hydrokraft ofron pompa industriale me piston të forta dhe të sigurta për presion të lartë me rreth të mbyllur. Pompa aksiale me piston karakterizohen me jetë jashtëzakonisht të gjatë shfrytëzimi. Pompat Hydrokraft janë me konstruksion through-drive, gjë që bën të mundshme vënien në lëvizje të shumë pompave me një bosht. Këto pompa janë me valvule dhe filtra të integruar. |
![]() |
Pompa mobile me piston me rreth të mbyllur EATON ofron një game të gjerë pompa me piston rreth të mbyllur për aplikime me regjim të matur të punës për tregjet mobile. Ato janë jashtëzakonisht të përshtatshme për aplikime që kërkojnë kapacitet mesatar (< 85 HP) dhe presion të sistemit (< 380 Bar). Eaton është lider i njohur për produktet hidraulike me piston me regjim të rend të punës për aplikime mobile dhe industriale. Seritë 1 dhe 2 & Bent-Axis janë plotësuar me komponentë të reja elektronike të kontrollit, që janë montuar në pompën: nga kontroll I thjeshtë proporcional elektronik të volumit deri te kontrolli ndërlikuar kompleks me CAN komunikacione për kontroll të volumit dhe të presionit. |
![]() |
Pompame pllaka - Vickers™ EATON Vickers përdor konstruksion me pllaka për prodhimin e pompave me debit të fiksuar, me nivel të ulët të zhurmës dhe me efektivitet të lartë. Këto pompa janë të përshtatshme si për tregun mobil, kështu edhe për atë industrial. Konstruksioni i tyre me module ofron fleksibilitet në debitin, montimin dhe ofron opsione të ndryshme për lidhje. Dizajni i jastëkut lejon kryerjen e lehtë të riparimit. |

Valvule industriale

Valvule mobile

Shpërndarës proporcional

Valvule kertrixh (elemente të futura)

Servo valves

Agregate dhe sisteme hidraulike
Tërhiqni broshurat e produkteve përmes sustave djathtës.










