- Sofia  tel.kontakte

fillimi > filtra separ

Separ

Separ 2000 është filtër, destinuar për veçimin e ujit dhe ndotësve mekanikë nga nafta. Sistemi i ri i përpunuar qendërsynues me shumë shkalla siguron zgjidhje 100% të problemit me ndotësit në karburant.

Separ 2000 Separ 2000 ofron:
  • Dizajn kompakt
  • Efektivitet i lartë
  • Rezistencë e ulët hidraulike
  • Shfrytëzim afatgjatë të element filtrues
  • Montim i lehtë
  • Mirëmbajtje e lehtë

Separ 2000 është brez i filtrave për karburant.
Filtri i ri Separ 2000 është sistem efektiv për veçimin e ujit dhe ndotësve mekanikë nga karburanti.
Ekzistenca e ndotësve të tillë shkakton konsumim të shpjet dhe prishje të pompave të karburantit dhe të hundëzave, gjë që na ana e saj ul sigurinë dhe bën më të shtrenjtë mirëmbajtjen dhe riparimin.



Mënyra e punës e SEPAR 2000

Procesi i veçimit të ujit dhe filtrimit bëhen me metodë të re unikale të patentuar, i cili aplikohet për tërë gamën e produkteve. Dimensionet e zvogëluara me vlera të ruajtura të debitit janë vetëm disa prej përparësive të serisë SEPAR 2000.
Separ 2000 është destinuar për montim nga ana thithëse të sistemit е djegës. Karburanti hyn në filtrin përmes hyrjes А ose В, në varësi nga kjo cila prej tyre është më e përshtatshme për montim, ndërsa ajo që nuk përdoret mbyllet me tapë speciale.

  1. Nga hyrja rryma e karburantit kalon në sistemin e brendshëm të pllakave që turbullohen.

  2. Karburanti qarkullues arrin në kamerën filtruese ku si rezultat i lëvizjes centrifugale, ndotësit ujor dhe mekanikë (me dimension më të madh nga 30 mikronë) drejtohen te muret dhe mblidhen në fund të kamerës

  3. Në këtë etapë karburanti duhet të kalojë përmes sistemit të pllakave, që është vendosur nga “ana e jashtme” e trupit kryesor. Për shkak të gjatësisë së ndryshme dhe ndërrimit të shpjet të dyhershëm të drejtimit të rrymës së karburantit, pjesëzat më të vogla uji dhe përzierje mekanike ngiten nëpër pllakat. Ato grumbullohen dhe bien në fund të kamerës. Qysh në këtë etapë pjesa e madhe e ndotësve në karburant janë veçuar.

  4. Pikërisht nën elementin e filtrimit sipërfaqja filtruese rritet në mënyrë të konsiderueshme, dhe në këtë mënyrë debiti i karburantit po pakësohet. Ky efekt i përshpejtimit lejon madje edhe grimcat në të imta të ujit dhe ndotësve mekanikë të veçohen, duke u ngjitur në sipërfaqen e brendshme të trupit të filtrit ku grumbullohen dhe pastaj si rezultat i gravitacionit bien në fund të kamerës.
    Si rezultat i procesit paraprak të separimit të përshkruar më lartë, pjesa më e madhe e ndotësve ujorë dhe mekanikë më karburant bien në kamerën ose mblidhen nëpër sipërfaqet e brendshme të filtrit, gjë që rit shumë herë jetën e tij të shfrytëzimit.

  5. Elementi i filtrit që ndërrohet përfundimisht filtron ndotësit ujorë dhe mekanikë që kanë mbetur në karburant. Këto elemente filtrimi prodhohen nga lënda speciale filtrimi me shkallë të ndryshme të filtrimit.
    Fluidi i filtruar del nga filtri përmes daljeve C dhe D, ndërsa vrima që nuk do të përdoret mbyllet me tapë speciale.


Procesi i vetëpastrimit

Kur motori është i fikur hapet valvuli për ventilim, që ndodhet në kapakun e filtrit (nëse rezervuari për karburant është mbi pjesën e sipërme të filtrit dhe ka valvul për ushqim me karburant, ai duhet të mbyllet). Hapet valvuli i shkarkimit, që është lidhur me kamerën. Karburanti i pastër, që gjendet midis kapakut të filtrit dhe pjesës së patër të elementit të filtrimit kalon përsëri përmes elementit dhe lan lëndën e tij filtruese nga ndotësit e grumbulluar ujor dhe mekanik.
Njëkohësisht me këtë, të gjitha ndotësit që gjenden në kamerën po rriten nga karburanti që del prej saj. Pas mbylljes së valvulit të shkarkimit hapet valvuli i ushqimit me karburant dhe sistemi mbushet përsëri. Valvuli i ventilimit mbyllet dhe motori mund të ndizet. Nëse motori nuk mund të arrijë rrotullimet maksimale nevojitet ndërrim i elementit.



Montim i filtrit

Montimi filtrit Separ 2000 është jashtëzakonisht i lehtë për realizim dhe bëhet nga ana thithëse e sistemit të karburantit midis rezervuarit për karburant dhe pompës së karburantit.

  • Montoni filtrin Separ 2000 n vend të lehtë dhe të arritshëm. Nëse tashmë ka filtër të montuar nga ana thithëse, ai duhet të hiqet.

  • Trupi i filtrit Separ 2000 ka dy hyrje dhe dy dalje, që lejojnë pozicione të ndryshme të montimit.

  • Pozicioni më i përshtatshëm i filtrit është në lartësinë e pompës së karburantit. Kur filtri është montuar në pozicion më të ulët nga niveli i rezervuarit për karburant, para tij montohet rubinet sferik suplementar mbylljeje, i cili eviton derdhjen e karburantit gjatë ndërrimit të elementit të filtrimit.

  • Nëse filtri montohet mbi nivelin e rezervuarit të karburantit, po kështu rekomandohet të montohet rubinet sferik suplementar mbylljeje, i cili të evitojë derdhjen e karburantit në rezervuar.

  • Nëse nuk ka trysni të mjaftueshme në hyrjen e filtrit, është e nevojshme që të hapet kapaku dhe të mbushet me karburant, që të lehtësohet thithjen fillestaren sistemin.

  • Evitoni lakime nën 90° dhe ngushtime të diametrit të brendshëm të tubave të karburantit, sepse kjo mund të rrit rezistencën hidraulike të sistemit.

  • Përdorni vetëm instalime me rondela me О-unazë, dhe jo vidha me vrima dhe unaza bakri, sepse ato të fundit vështirë izolohen dhe mund të ketë rënie të trysnisë.

  • Mbi kapakun e filtrit duhet të parashikohen së paku 60 мм hapësirë të lirë që është e nevojshme gjatë ndërrimit të elementit të filtrimit.

Me rëndësi:
Për pastrim të kamerave prej plastmase duhet të përdoret vetëm naftë e pastër, sepse disa substanca pastruese mund ta dëmtojnë plastmasën.


Karakteristika kryesore
  • Ofrohen për debit nga 1 deri 260 l/min; gjë që lejon përparimin e tyre për filtrim të karburantit tek motorë me kapacitet nga 5 deri 10 000 кw.

  • Përmasa kompakte, dy variante për hyrje dhe dalje, montim i lehtë.
  • Efektivitet i lartë i veçimit të ujit nga karburanti (Gjatë provave të kryera sipas RTÜV nuk ishte konstatuar ekzistencë e ujit).

  • Afat i zgjatur i shfrytëzimit të elementeve të filtrimit, në saj të funksionit të vetëpastrimit me rrymë të kthyer.

  • Filtrat Separ 2000 ruajnë nga konsumimi dhe dëmtimi pompën e karburantit dhe hundëzat për spërkatjen e karburantit.

  • Mirëmbajtje e lehtë.

Aplikimi i filtrit
  • Industria e ndërtimit të automjeteve – kamionë, autobusë, mjete transporti.
  • Makina të ndërtimit, makina bujqësore, motokaro etj.
  • Motorë anijesh - për këtë qëllim ofrohen me takim ç’takim. Suplementarisht mund të montohen edhe tregues për përmbajtjen e ujit.

  • Makina stacionare - gjeneratorë elektrik, instalime pompash dhe pajisje saldimi.

  • Industria e minierave.
  • Ka modele edhe për aplikime speciale.
  • Për aplikime në temperaturë të ulëta të mjedisit Separ 2000 ofrohen me sistem ngrohës.

Prova dhe certifikata
  • Rheinisch - Westfalischer TÜV
  • Kraftfahrt-Bundesamt Flensburg
  • German Technical Department for Army Ship and Marine Weapons
  • Germanischer Lloyd Type Approval Certificate
  • Lloyd Type Approval Certificate
  • Bureau Veritas Type Approval Certificate
  • RINA

Tërhiqni broshurat e produkteve përmes sustave djathtës.